Ballina Ekonomi

Rama: Mbikalimi i Paskuqanit po merr formën e duhur për të ardhmen

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjetet sociale nga punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “një nga hyrjet kryesore në kryeqytet po merr formën e duhur për të ardhmen”.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi dje punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e segmentit sheshi “Shqiponja” – Bulevardi i Ri, loti 2.

Balluku tha se “mbi 20% e volumeve janë realizuar për momentin dhe vijon puna për pjesën tjetër”.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlabbar: Porti turistik i Durrësit, një nga marinat më të mëdha të Mesdheut. Për dy muaj fillojmë punën
Artikulli tjetërKreu i ri i SPAK zgjidhet sot, 3 prokurorët që kandidojnë