Ballina Bota

LITUANI – Parlamenti konfirmon qeverinë e re

RIGË,14 dhjetor /ATSH-DPA/-Rreth dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare, Letonia ka një qeveri të re të qendrës së djathtë.

Kryeministri Krišjānis Kariņš, i cili ka udhëhequr qeverinë e vendeve baltike të BE-së dhe NATO-s që nga janari 2019, dhe kabineti i tij u konfirmuan sot në detyrë nga parlamenti në Rigë.

Politikani 58-vjeçar nga partia liberal-konservatore Uniteti i Ri dhe

Koalicioni tripartiak i politikanit 58-vjeçar nga partia liberal-konservatore “Uniteti i Ri” u miratua me 54 pro dhe 37 vota kundër.

Në fjalimin e tij, Kariņš e përshkroi transformimin gjithëpërfshirës të ekonomisë së Letonisë si detyrën kryesore të qeverisë së tij të re.

“Fusha të tjera prioritare janë siguria, arsimi, energjia, konkurrueshmëria dhe cilësia e jetës”, tha ish-deputeti i Parlamentit Evropian, i lindur në SHBA.

Qëllimi përmendet edhe në deklaratën e qeverisë dhe në marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar nga tre partitë e aleancës, para mbledhjes.

Kariņš dhe partia e tij fituan më shumë vota në zgjedhjet e 1 tetorit, të cilat u lanë në hije nga lufta në Ukrainë dhe shqetësimet për rritjen e kostove të energjisë.

Aleanca kombëtare konservatore nacionaliste dhe aleanca zgjedhore centriste-konservatore “Lista e Bashkuar” janë në qeveri si partnerë të vegjël.

Të tre partitë kanë një shumicë të vogël në parlamentin e vendit baltik në Evropën verilindore.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj, pritje me përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe komuniteteve fetare
Artikulli tjetërNis rehabilitimi i rrugës “Xhemal Myhyrdari” në Elbasan, Gjiknuri: Do vijojmë investimet