TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Siç u njoftua më herët, Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takonin pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.
Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.
Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shtyu zgjedhjet për në prill të vitit të ardhshëm.























