Ballina Flash

Eko abdominale dhuratë për spitalin e burgut

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH – I. Vata/ Organizata humanitare e Kishës Katolike ka dhuruar për spitalin e burgut një eko abdominale.

Në ceremoninë e dorëzimit, ishte i pranishëm dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili e vlerësoi si dhuratë të çmuar nga Caritas-Dioqeza Tiranë-Durrës për spitalin e burgut.

Ai tha se shërbimi i trajtimit mjekësor për personat me heqje lirie duhet të trajtohet me profesionalizëm.

“Ofrimi i shërbimit të trajtimit mjekësor për personat me heqje lirie është një çështje me rëndësi të veçantë. Çdo banor i vendosur në institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe të përfitojë kujdesin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore. Për herë të parë, spitali i burgut pajiset me një eko abdominale, e cila shërben për ekzaminimin imazherik dhe diagnostikimin e organeve të brendshme”, tha Manja.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria e konsumatorëve, ISHMT apel bizneseve të zbatojnë ligjin
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz konfirmon planet për blerjen e avionëve amerikanë si garantues të sigurisë evropiane