Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 10 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 373 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 10 qytetarë.

Konkretisht, sipas MSHMS-së rezultuan pozitivë, 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373

Testime totale 2,010,270
Raste pozitive 332,277
Raste të shëruara 328,538
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 111
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3

Elbasan. 2
Durrës. 2
Korçë. 2
Vlorë 2
Lezhë. 2

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Londra: Rusia po paguan çmim të lartë për betejën në Bakhmut
Artikulli tjetërGJERMANI – Masa për ndalimin e rritjes së pajustifikuar të çmimit të energjisë