Ballina Aktualitet

Rama: “Ballkani i hapur”, pjellë e Procesit të Berlinit

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Ballkani i hapur” është një nismë në përputhje të plotë, 100%, me frymën dhe germën e BE-së, dhe nga ana tjetër është pjellë e Procesit të Berlinit”.

Në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi “Ballkanin e hapur”.

“Mjafton të marrim në konsideratë faktin që në Procesin e Berlinit të ristartuar kemi firmosur ekzaktësisht ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Kështu që, ne nuk kemi asnjë arsye të ndryshojmë opinion mbi Ballkanin e Hapur. Mbase ata, që janë kundër Ballkanit të Hapur, kanë arsye të ndryshojnë opinionin, por është e drejta e tyre të kenë një opinion të ndryshëm nga ky i yni”, tha ai.

Kryeministri tha po ashtu se “Ballkani i hapur” ka marrë miratimin e më shumë se 60% të shqiptarëve, të qytetarëve shqiptarë të konsultuar gjatë Këshillimit Kombëtar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj: Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, synon një sistem të drejtë tatimor
Artikulli tjetërNga 1 janari, nënave me 3 fëmijë të mitur u paguhen sigurimet