Ballina Bota

SHKUP – Steinmeier: Gjermania mbështet rrugën drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut

SHKUP, 30 nëntor /ATSH-MIA/ – Jam këtu për t’ju siguruar se vendi juaj mund të llogarisë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tuaj drejt BE-së, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një konferencë të përbashkët shtypi me mikpritësin e tij, presidentin
Stevo Pendarovski.

Ai tha se ishte i vetëdijshëm se Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së ishte përballur me pengesa dhe se besimi i publikut në BE u sfidua nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë.

”Ju dhatë një shembull mbresëlënës se dallimet e thella prej vitesh mund të zgjidhen vetëm nëse ka vullnet politik nga të dyja palët”, tha Steinmeier duke falënderuar Shkupin për ”gatishmërinë e tij pragmatike për kompromis për të arritur më të mirën në  marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë. Jam i bindur se ky qëndrim do të shpërblehet
fund”, theksoi Steinmeier.

”Ne gjithmonë e kemi mbështetur perspektivën e BE-së të Maqedonisë së Veriut po ashtu
edhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor për të qenë në BE. Thjesht, Maqedonia e Veriut
është pjesë e familjes evropiane me kulturën dhe gjuhën e saj”, tha Steinmeier.

Ai gjithashtu përgëzoi Maqedoninë e Veriut, si anëtarja më e re e NATO-s, për kontributin e e saj në mbrojtjen kolektive./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: “Te Mulliri”, bujtina e ngritur në tokën e të parëve
Artikulli tjetërNis festivali teatror “Hapat”