Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2022

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti në të gjithë territorin parashikohet i vranët. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në të gjithë territorin.

Në relievet malore në veri dhe verilindje, parashikohen reshje dëbore deri në lartësitë 700 metër, ndërsa në lindje dhe juglindje do ketë reshje të dëborës deri në lartësitë 900 metër. Parashikohen ngrica në zona të thella malore në orët e mëngjesit.

Do të ketë mjegull e dendur dhe mjegullinë nga reshjet e shiut e të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era do të jetë me shpejtësi që arrin deri në 10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 2 -3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/8 Re  shi
Kukës 0/2 Re  shi/bore
Lezhë 7/10 Re  shi
Dibër -0/4 Re  bore
Durrës 8/12 Re
Tiranë 9/11 Re  shi
Elbasan 8/12 Re  shi
Berat 7/10 Re  shi
Vlorë 9/12 Re  shi
Korçë -0/2 Re shi/ bore
Gjirokastër 2/6 Re  shi
Sarandë 10/12 Re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamjet: Thumana sot pas 3 vjetësh
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/11/2022