Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/11/2022

PEKIN (Kinë) – Vizitë e presidentit të Mongolisë, Khurelsukh.

NJU DELHI (Indi) – Vizita e ministrit francez të Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

SIDNEJ (Australi) – Seancë dëgjimore për kërkesën për ekstradim për ish-pilotin e ushtrisë amerikane, Daniel Duggan.

MADRID (Spanjë) – Demonstrata e organizuar nga partia e ekstremit të djathtë ”Vox” kundër qeverisë së majtë të Pedro Sanchez.

SIATELL (SHBA) – 80-vjetori i lindjes së këngëtarit dhe kitaristit amerikan, Jimi Hendrix.

KAJRO (Egjipt) – Seanca dëgjimore në gjyqin e apelit të një aktivisti të shpallur të pafajshëm në shkallë të parë për fyerjen e regjisorit Islam Azazi, i akuzuar për sulm seksual.

KUBE – Raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

MEKSIKO SITI – Presidenti Obrador në krye të një demonstrimi për të mbrojtur politikën e tij, pas katër vjetësh në pushtet./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 27 nëntor 2022
Artikulli tjetërFOKUS – Kievi nis programin ”Grurë nga Ukraina” për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike