Ballina Flash

MSHMS: 12 të infektuar me COVID-19

TIRANË 24 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë kryer 417 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 12 qytetarë.

Sipas Ministrisë, rezultuan pozitivë me COVID-19 3 qytetarë në Tiranë dhe 3 qytetarë në Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetar në Kamzë, Rrogozhinë, Selenicë dhe Delvinë.

“Janë 178 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftim.

Ministria informon se, “janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë”.

Statistika (24 nëntor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 417

Testime totale 2,007,492
Raste pozitive 332,191
Raste të shëruara 328,419
Raste aktive 178
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Fier 11
Gjirokastër 11
Vlorë 3

Elbasan 2
Berat 2
Durrës 2
Shkodër 2

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Marrëveshja për targa hap rrugën për bisedime intensive për normalizim të raporteve me Serbinë
Artikulli tjetërPorti turistik i Durrësit, Manja: Prona publike nuk cenohet në asnjë rast