Ballina Aktualitet

Roli i Kuvendit në procesin e integrimit, ekspertët paraqesin sugjerimet

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Në drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Jorida Tabaku dhe Taulant Balla, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi sugjerimet e ekspertëve lokalë për ndryshimin e ligjit.

Të ftuar ishin ekspertët e jashtëm pranë këtij komisioni Fjoralba Caka, Jonida Rustemaj, Ilda Zhulali dhe Indrit Vokshi.

Gjatë diskutimeve, u fol mbi pozicionin vendimmarrës në procesin e negociatave, vetot bllokuese, status QUO dhe zgjerimin e kompetencave të KKIE.

Po ashtu, u diskutua mbi raportimet periodike nga Kryenegociatori për ecurinë e procesit të negociatave (çdo 3/6 muaj), zbatimin e detyrimeve për mbylljen e grupit të kapitujve të negociatave (closingbenchmarks), zbatimin e detyrimeve të ndërmjetme për avancimin e negociatave (interimbenchmarks) etj.

Anëtarët e komisionit, falënderuan ekspertët për prezantimet e tyre, por edhe për punimet cilësore të cilat, sipas tyre, kanë një vlerë të shtuar në rolin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – Policia arreston një çift rus me dyshimin për spiunazh
Artikulli tjetërRindërtimi, Veliaj: Hienat tentuan të bllokojnë “Kombinatin” dhe “5 Majin”