TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rezultojnë pozitivë me COVID-19, në Tiranë 9 qytetarë dhe në Fier 2 qytetarë.
Ministria informon se, “janë 185 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sar-Cov-2”.
“Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (23 nëntor 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464
Testime totale 2,007,075
Raste pozitive 332,179
Raste të shëruara 328,400
Raste aktive 185
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 154
Fier 10
Gjirokastër 8
Elbasan 4
Vlorë 1
Berat 2
Durrës 2
Lezhë 2
Shkodër 2
/r.e/













