TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informoi sot se janë kryer 526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 qytetarë.
Sipas MSHMS-së rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 19 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetar në Shkodër, Fier, Lushnjë, Divjakë, Gjirokastër, Kuçovë.
“Janë 195 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,379 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (22 nëntor 2022)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 526
Testime totale 2,006,611
Raste pozitive 332,168
Raste të shëruara 328,379
Raste aktive 195
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 157
Gjirokastër 13
Fier 9
Elbasan 4
Vlorë 3
Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 3
Shkodër 2
/k.s/r.e/













