TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 518 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 18 qytetarë.
Konkretisht rezultuan të prekur me COVID-19, 7 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetar në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.
Sipas MSHMS, janë 209 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Po ashtu, MSHMS informoi se janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,303 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 518
Testime totale 2,004,726
Raste pozitive 332,106
Raste të shëruara 328,303
Raste aktive 209
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Gjirokastër 15
Vlorë 12
Fier 10
Elbasan 5
Berat 4
Lezhë. 4
Durrës 4
Shkodër 3
Korçë 2
/j.p/r.e/























