Ballina Flash

Parashikimi i motit, 14 nëntor 2022

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.

Gjithashtu, parashikohet që në orët e mëngjesit të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 12 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 Diell re shi
Kukës 10/16 Diell re
Lezhë 13/20 Diell re shi
Dibër 9/15 Diell re
Durrës 12/22 Diell re shi
Tiranë 12/22 Diell re
Elbasan 9/21 Diell re shi
Berat 9/22 Diell re shi
Vlorë 10/18 Diell re shi
Korçë 8/14 Diell re
Gjirokastër 8/19 Diell re
Sarandë 14/19 Diell re

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla për ngjarjen në Stamboll: Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/11/2022