TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend përjashtoi sot për 10 ditë për deputetët Bujar Leskaj dhe Edi Paloka.
Në drejtimin e deputetes Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me fyerjen e etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, njoftoi zyra për shtyp e Kuvendiit.
Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota pro dhe 2 kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, bëri të ditur Kuvendi.
/j.p/r.e/























