SHKUP, 9 nëntor /ATSH-MIA/- Qeveria maqedonase ka shpallur gjendjen 30-ditore të krizës energjetike me kërkesë të Komisionit për Monitorimin e Furnizimin me energji elektrike, pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha në një konferencë për shtyp të martën, se vendimi ishte marrë në bazë të vlerësimit të Komisionit për rrezikun e krizës nga mungesa e energjisë elektrike dhe zhvillimet në tregun e energjisë elektrike, pas raportit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) për stabilitetin e sistemit energjetik të vendit, në tremujorin e fundit të vitit 2021.
“Qëllimi i vetëm i shpalljes së gjendjes së krizës energjetike është përmirësimi i likuiditetit të kompanive energjetike, në mënyrë që ato të furnizojnë vazhdimisht familjet dhe të stabilizojnë situatën në tregun e energjisë elektrike”, deklaroi ai.
“Nuk do të ketë kufizime për qytetarët dhe kompanitë”, tha Bekteshi ndërsa shtoi se rreth 64,8 milionë euro mjete buxhetore do të transferohen për kompanitë energjetike./ /a.i/























