TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli zhvilloi një takim me agjencitë doganore që operojnë dhe punojnë me Degën Doganore në Durrës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për të gjitha problematikat dhe çështjet që e shqetësojnë këtë komunitet ndërsa shprehu mbështetjen e plotë për ta.
“Kjo është edhe fryma e qeverisë për të krijuar lehtësi sidomos në futjen e shërbimeve online, dhe një klimë sa më të favorshme për biznesin”, tha ai.
Ndërkohë që për punonjësit e degës doganore, kreu i Doganave, kërkoi përkushtim dhe shërbim me etikë profesionale ndaj çdo biznesi.
/j.p/r.e/























