Ballina Aktualitet

Dritan Cani paraqet kandidaturën në primaret për bashkinë e Belshit

TIRANË, 9 nëntor/ATSH – I. Vata/ Dritan Cani paraqiti sot kandidaturën në primaret e PD-së për bashkinë e Belshit.

Cani premtoi në deklaratën e paraqitjes së kandidimit, se do ua kthejë institucionin qytetarëve dhe do ta mbështesë Belshin me projekte të prekshme për turizmin.

“Kam vendosur të kandidoj për Belshin, duke marrë përgjegjësinë, e duke e parë politikën, jo si një mjet për të përfituar, por si një mundësi për të ndryshuar realitetin. Belshi, kjo zonë e njerëzve punëtorë dhe të ndershëm, po shpopullohet. Ndaj është detyra jonë, që këtë zonë me një pozitë gjeografike të mrekullueshme, ta mbështesim me projekte të prekshme për turizmin dhe bujqësinë. Me arrogancë, bashkia Belsh është transformuar në pronë private. T’ia kthejmë institucionin qytetarëve”, u shpreh ai.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazheli, takim me përfaqësues të agjencive doganore në Durrës
Artikulli tjetërZgjedhjet e 14 majit, OSBE/ODIHR takim në KQZ për nevojat e vëzhgimit