TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-juglindje në datat 4-5 nëntor 2022 moti do të jetë i përkeqësuar.
Sipas DPD-së, zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 10-25 m/s, lartësi dallge 1-2 m.
Drejtoria Detare kërkon bashkëpunimin e gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas orës 18:00, të datës 5 nëntor 2022.
/k.s/r.e/






















