TIRANË, 2 nëntor /ATSH-I.Vata/ Islamic Relief USA ka dhuruar për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Shqipërisë 50 aparate oksigjeni.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtori i Islamic Relief për Shqipërinë dr. Mohamed Soliman, si dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, ishin të pranishëm në ceremoninë që u zhvillua me këtë rast.
Aparatet e oksigjenit do të shpërndahen në IEVP-të e vendit, sipas një plani të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ministri i Drejtësisë inspektoi edhe laboratorin e analizave në spitalin e burgut të Tiranës.
/r.e/






















