Ballina Flash

Uellsi kërkon të quhet Cymru

LONDËR, 1 nëntor /ATSH- DPA/ – Uellsi do të konsiderojë ndryshimin e emrit të tij në Cymru pas Kupës së Botës në futboll, që do të zhvillohet në Katar.

Cymru përdoret tashmë nga Shoqata e Futbollit të Uellsit në komunikimet e saj të brendshme dhe të jashtme dhe nga stafi në selinë e organit qeverisës në Vale of Glamorgan.

FAW (Football Association of Wales) planifikon të flasë me aktorë të ndryshëm të futbollit të Uellsit për ndryshimit e emrit të vendit në garat ndërkombëtare.

“Ekipi duhet të quhet gjithmonë Cymru, kështu e quajmë ne këtu”, tha shefi i FAW-it, Noel Mooney.

“Mendimi ynë për momentin është se në nivel kombëtar jemi qartazi Cymru. Kjo është ajo që ne i quajmë ekipet tona kombëtare. Nëse shikoni faqen tonë të internetit, si flasim për veten tonë, ne jemi Cymru. Në nivel ndërkombëtar, ne mendojmë se kemi ende pak punë për të bërë. Kështu që ne do të shkojmë në këtë Botëror si Uellsi”, shton ai.

Çështja e një ndryshimi të mundshëm të emrit për Uellsin erdhi në fokus në fillim të këtij muaji kur skuadra e Robert Page u tërhoq në të njëjtin raund kualifikues për Euro 2024 sikurse edhe Turqia.

Turqit tani konkurrojnë në skenën ndërkombëtare si Turkiye pasi qeveria e Ankarasë kërkoi që vendi të njihet globalisht me emrin e tij turk dhe jo me versionin anglez./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rilindja Urbane nuk ishte fasadë, por program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike
Artikulli tjetërKisha e Shën Nikollës në Voskopojë po i nënshtrohet restaurimit të plotë