Ballina Ekonomi

Rama-fermerëve: Pajisuni me NIPT për të përfituar nga skemat mbështetëse

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot fermerët të pajisen me NIPT, si mënyra e vetme për të përfituat nga skemat e mbështetjes në bujqësi.

Në një takim me fermerët e Mollasit në Ersekë, Rama solli shembullin e përfitimit të naftës falas për fermerët e pajisur me NIPT.

“Ne kemi ende shumë fermerë që nuk e marrin NIPT-in se u tremben taksave apo detyrimeve. Por në rast se nuk je i pajisur me NIPT nuk merr asnjë lloj mbështetje. BE shkon më tej dhe në rast se nuk disponohen titujt e pasurisë nuk të jep mbështetje. Por NIPT-i është i rëndësishëm dhe i dobishëm, se u ka dhënë naftën falas një pjese të konsiderueshme të fermerëve”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “në këtë zonë janë rreth 35% e NIPT-eve që zotërohen nga gratë”.

“Gratë janë angazhuar së tepërmi për të bërë projekte dhe për të përfituar edhe nga fondet e mbështetjes. Kjo është fantastike dhe ne duam të vazhdojmë ta mbështesim këtë zonë”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi shqiptar i regjisorit Gentian Koçi me distributor ndërkombëtar
Artikulli tjetërRama: Influencë e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri