TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2022, kapën vlerën 15,506 milionë lekë, ose 9.46% më shumë se në janar-shtator 2021.
Gjatë periudhës janar-shtator 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 981,393 me një rritje prej 15.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.83% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.08%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.56% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shtator 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,773 milionë lekë, ose 7.70% më pak se në periudhën janar-shtator 2021.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën 3,280 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 8.45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /j.p/













