TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Elbasan, u ndal dhe në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri”, ku ka nisur zbatimin programi i ri i zejeve, për kthimin në miniferma të oborreve të shkollave.
Rama informoi se ambicia është që ky projekt të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit që kanë një oborr të përshtatshëm.
Në fazën e parë të këtij projekti parashikohet që parcelat të ndërtohen në 173 shkolla. Deri tani janë ndërtuar parcela në 5 shkolla, 2 në Elbasan, 2 në Shkodër dhe një në Durrës.
Rama përgëzoi fëmijët e angazhuar, ndërsa tha se ata do të jenë trajnerë edhe për fëmijët e shkollave të tjera.
/j.p/r.e/














