Ballina Bota

BM – Poundi rritet kundrejt dollarit pas dorëheqjes së Truss

LONDËR, 20 tetor /ATSH/- Paundi ka shënuar një rritje pas dorëheqjes dramatike të Liz Truss, pas vetëm 44 ditësh në detyrë, sipas “The Sun”.

Në një deklaratë befasuese në Downing Street këtë pasdite, kryeministrja më në fund iu përgjigj thirrjeve të dhjetërave deputetëve konservatorë për të dhënë dorëheqjen.

Paundi britanik u rrit në 1,13 dollarë kundrejt dollarit përpara fjalimit të saj, ndërsa tregjet parashikonin që Truss të jepte dorëheqjen.

Aktualisht paundi qëndron në rreth 1,127 dollarë pas deklaratës së dorëheqjes të Truss.

Vlera e paundit ka qenë e paqëndrueshme kohët e fundit, pasi tregjet u tronditën nga trazirat politike.

Tregjet u mblodhën të hënën pasi kancelari i ri i Thesarit, Jeremy Hunt anuloi shumicën e politikave minibuxhetore, të shpallura nga qeveria muajin e kaluar.

Kancelari njoftoi se reduktimi i planifikuar me 1 pëqind në normën bazë të taksës do të vonohej “pafundësisht”, ndërsa shtoi se garancia e çmimit të energjisë do të zgjaste deri në prill, në vend të dy viteve që ishte planifikuar.

Pas këtyre kthesave, paundi u tregtua me 1,3% më shumë kundrejt dollarit me 1,13 dollarë.

Yield-et e bonove, obligacionet e qeverisë së Britanisë së Madhe shënuan një rënie të lehtë në përgjigje të vendimit të kryeministres Liz Truss për të dhënë dorëheqjen.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Pjesa më e madhe e pedagogëve, mësim normalisht
Artikulli tjetërRama: 41 marrëveshje në proces me universitete prestigjioze ndërkombëtare