Ballina Aktualitet

Manja: Sistem i unifikuar i Shërbimit të Provës

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë në takimin periodik të analizës së punës për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Manja u shpreh së në takim u diskutua mbi problematikat që has ky institucion dhe u vendosën objektivat në vazhdim.

“Ristrukturimi i kësaj strukture, përmirësimi i akteve ligjore, digjitalizimi i proceseve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kombëtar ishin disa nga piketat e këtij takimi”, tha Manja.

“Vizioni ynë është një sistem i unifikuar i Shërbimit të Provës, proaktiv dhe inovativ. Pa as më të voglin tolerim, kërkova përgjegjësi maksimale nga të gjithë punonjësit në rradhët e këtij institucion”, theksoi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLVV: Raporti i progresit, i mirë për Kosovën dhe i butë për Serbinë
Artikulli tjetërVARSHAVË – Polonia dhe vendet e tjera të BE-së propozojnë sanksione të reja ndaj Rusisë