Ballina Flash

LVV: Raporti i progresit, i mirë për Kosovën dhe i butë për Serbinë

PRISHTINË, 15 tetor/ATSH/ Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vlerësuar pozitivisht raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se ky është raporti i parë ku nuk evidentohen ndërhyrje dhe ndikime politike në sistemin e drejtësisë, administratës publike, transmetuesin publik dhe në agjencione të pavarura.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe deputeti Armend Muja në emër të grupit, në një konferencë për media, thanë se bazuar në raport, Kosova s’ka pasur asnjëherë vlerësim më të mirë.

Deputetja Pacolli tha se gjatë këtij viti rezultatet e punës së Kuvendit janë shumëfishash më të mira se vitet e kaluara, derisa ka shtuar se gjatë periudhës qershor 2021 qershor 2022, Kuvendi ka miratuar 123 ligje, ndërsa viteve të tjera maksimumi ka qenë 50 ligje.

“Ky është edhe raport i parë ky nuk evidentohen ndërhyrje politike dhe ndikim politik në sistemin e drejtësisë, administratë publike, transmetuesin publik dhe në agjencione të pavarura”, tha ajo.

Pacolli tha se raporti i Komisionit Evropian ka një kritikë të butë, nuk dënon qasjen e Serbisë pro ruse. Sipas saj, nuk përmend fare shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 2 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërManja: Sistem i unifikuar i Shërbimit të Provës