TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 542 testime, 24 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe 32 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 24 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë.
“Janë 285 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (13 tetor 2022)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 542
Testime totale 1,988,750
Raste pozitive 331,433
Raste të shëruara 327,557
Raste aktive 285
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 197
Elbasan 23
Fier 18
Gjirokastër 15
Vlorë 11
Shkodër 7
Durrës 7
Berat 5
Lezhë 2
Kukës 2
Dibër 1
Korçë 1
/r.e/













