Ballina Flash

Zuckerberg: E ardhmja i përket metaversit

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Kompania Meta ka prezantuar ”Meta Quest Pro”, shikuesin e parë të krijuar posaçërisht për metaverset.

Gjatë eventit Connect, grupi i udhëhequr nga Mark Zuckerberg zbuloi Meta Quest Pro. Pajisja do të jetë në shitje nga 25 tetori me një çmim prej 1799.99 euro, duke përfshirë kontrolluesin Meta Quest Touch Pro, majën shkruese, dritën dhe bazën e karikimit.

Nuk kërkon një kompjuter të jashtëm, pasi tashmë ka gjithçka të nevojshme për të funksionuar në mënyrë të pavarur.

“Metaverse është një teknologji e jashtëzakonshme që jep kaq shumë mundësi. Ne besojmë në këtë vizion, sa më shumë njerëz dhe krijues të ketë tani në realitetin virtual dhe sa më shumë marka në metaverse, është një shenjë se e ardhmja nuk është aq larg. Ne kemi qenë atje që nga fillimi. Përveç lojërave, do të jetë një përvojë sociale”, theksoi Mark Zuckerberg në eventin Connect, një vit pas ndryshimit të emrit nga Facebook në Meta, për të fokusuar përpjekjet e kompanisë në metaverse. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNoka për ngjarjen në Klos: Shteti dhe Policia kanë braktisur qytetarët
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte, 13 tetor 2022