Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 13 tetor 2022

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrushme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në bregdet dhe në pjesën qendër-jugore rrebeshe shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek përgjatë vijës bregdetare deri dhe zonat luginore deri në 14m/sek.shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/18 Re shi
Kukës 9/15 Re shi
Lezhë 13/18 Re shi rrufe
Dibër 8/16 Re shi
Durrës 13/19 Re shi rrufe
Tiranë            13/18 Re shi
Elbasan 11/17 Re shi
Berat 13/18 Re shi
Vlorë 14/18 Re shi  rrufe
Korçë 9/15 Re shi
Gjirokastër 9/18 Re shi
Sarandë 13/20 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZuckerberg: E ardhmja i përket metaversit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/10/2022