Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/10/2022

UASHINGTON – Takimi i ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të G20-ës.

OKB – Takim urgjent i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për aneksimet në Ukrainë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

ASTANA (Kazakistan) – Presidenti rus Putin takohet me homologun e tij turk Erdogan.

BAGDAD (Irak) – Seanca parlamentare për të zgjedhur presidentin e Republikës.

ROMË (Itali) – Seanca e parë e parlamentit të ri.

UASHINGTON – Dëgjesë publike e komisionit hetimor për sulmin në Capitol.

TOKIO (Japoni) – Vizitë nga ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly.

STRASBURG (Francë) – Fjalimi i presidentit ukrainas Zelensky në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) me video-konferencë.

STRASBURG (Francë) – Sesioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

MOSKË (Rusi) – Vizitë e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e opozitares bjelloruse Svetlana Tikhanovskaja.

BERLIN (Gjermani) – Intervistë me kancelarin Scholz për çështjet e politikës së jashtme gjatë “Samitit të Qeverisjes Progresive”.

LISBONË (Portugali) – Ceremonia e dhënies së çmimit Gulbenkian për Njerëzimin, me presidenten e jurisë, Angela Merkel.

SHBA – Vizitë e Presidentit Joe Biden në Kolorado dhe Kaliforni./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 13 tetor 2022
Artikulli tjetërMEDIA – AMAN: Luftë e përbashkët kundër dezinformimit