Ballina Flash

Kim: Përpjekje për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët për pandëshkueshmëri të të fuqishmëve

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim u shpreh sot se, SHBA janë në dijeni për përpjekjet për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.

“Jemi në dijeni të më shumë përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në pandëshkueshmërinë për të fuqishmit – dmth, për të zvarritur Shqipërinë pas në të kaluarën…”, theksoi Kim në një postim në rrjetet sociale.

“Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor”, u shpreh Kim.

“Shqipëria Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend”, theksoi Kim.

“Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e reformës në drejtësi”, nënvizoi Kim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Kosovë, ministrat e Drejtësisë dakordësim për dënimet alternative dhe profesionet e lira
Artikulli tjetërBSH: Bankat, sinjalizuesit më të rëndësishëm kundër pastrimit të parave