TIRANË, 2 tetor/ATSH/- Tirana fitoi 2 – 0 në derbin me Partizanin me golat e shënuara nga Redon Xhixha.
Edhe pse Tirana mbeti me 10 futbollistë, kaloi në avantazh në shtesën e pjesës së parë dhe në minutën e 68′ nga sulmuesi Xhixha.
Policia vëzhgoi dhe evidentoi nga salla e monitorimit të kamerave të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të stadiumit “Air Albania” çdo tifoz për veprime të kundraligjshme duke jua përcjell shërbimeve të tjera të Policisë, me qëllim shoqërimin e tyre.
Edhe para fillimit të ndeshjes, punonjësit e policisë ushtruan kontrolle të imtësishme për të mos lejuar futjen në stadium të sendeve të forta dhe lëndëve priroteknike.
Gjithashtu u morën masa edhe për të parandaluar konfliktet ndërmjet dy tifozërive gjatë lëvizjes drejt stadiumit dhe hyrjes për në stadium.













































