Ballina Aktualitet

Duka e Ademi vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë

TIRANË, 2 tetor/ATSH/- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe homologu i tij në Kosovë, Agim Ademi kanë vizituar pasditen e sotme në burgun e Hagës, Thashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i FSHF-së Armand Duka përmes një postimi në Facebook.

I bindur se Thaçi dhe Veseli do të dalin të fituar, Duka shton se “do t’i japin fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës”.

Presidenti i FSHF-së, Duka tregon se Thaçi dhe Veseli ishin në gjendje të mirë shëndetësore teksa jep detaje të tjera në lidhje me takimin.

“Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës.

Më erdhi shumë mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria eKosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.

Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju”, ka shkruar Duka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Meloni: Përgjigje të menjëhershme dhe efektive ndaj problemeve parësore në vend
Artikulli tjetërTirana fiton derbin ndaj Partizanit