Ballina Bota

ITALI – Nisin spekulimet për postet e reja ministrore

ROMË, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Itali, janë ngritur spekulime të shumta sesi do të plotësohen postet ministrore në qeverinë e re.

Disa vëzhgues thonë se Matteo Salvini, një nga aleatët më të shquar të kryeministres së ardhshme Giorgia Meloni, mund të mbetet pa post.

Meloni është liderja e partisë radikale të djathtë “Fratelli d’Italia”, e cila doli si partia e vetme më e madhe në zgjedhjet e së dielës.

“Salvini, lideri i partisë populiste të krahut të djathtë, ‘Lega’ nuk ka gjasa të rifitojë postin e tij të mëparshëm si ministër i Brendshëm”, sipas raporteve nga gazetat “La Repubblica” dhe “Corriere della Sera”.

Thuhet se ky pozicion është i padiskutueshëm për Salvinin, sepse ai duhet të dalë në gjyq për një urdhër ndalimi të paligjshëm të anijes së shpëtimit “Open Arms” dhe shpërdorim të autoritetit.

“Presidenti Sergio Mattarella mund të kundërshtojë”, sipas ”La Repubblica”.

Anijes së shpëtimit me 150 migrantë në bord, nuk iu lejua të ankorohej në gusht 2019 dhe iu pengua hyrja në ishullin italian, në Lampeduza./ /a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak40 shërbime sociale, përfitojnë mbi 10 mijë fëmijë, gra e të moshuar
Artikulli tjetërSejko me misionin e FMN-së: Sistemi financiar, garanci në përballimin e situatave kritike