Ballina Aktualitet

Xhaçka: Mobilizimet e pjesshme ushtarake, lëvizje të dëshpëruara nga Rusia

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot se “referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka theksoi se “Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra-mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë ruse”.

“Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, tha Xhaçka.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë
Artikulli tjetërGjiknuri takim me Achim Post: Përshpejtim i procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor