Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë

BRUKSEL, 21 shtator /ATSH-AA/- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas vendimit të Rusisë për një mobilizim të pjesshëm te forcave ushtarake njoftoi se BE-ja do të vazhdonte mbështetjen ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë në media sociale, Michel theksoi se Kremlini kishte shpallur mobilizimin e pjesshëm te forcave ruse në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ndërkohë që vendet përpiqen për bashkëpunim, siguri dhe mirëqenie në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

“Në këtë luftë ka vetëm një agresor dhe ajo është Rusia. Ndërsa vendi që është sulmuar është Ukraina. Mbështetja e BE-së për Ukrainën është e palëkundur dhe ajo do të vazhdojë”, theksoi Michel.

Mëngjesin e sotëm, Ministria ruse e Mbrojtjes  shpalli vendimin për një mobilizim të pjesshëm te forcave ushtarake, ndërsa deklaroi se 300 mijë ushtarë rezervë do të thirreshin në detyrë.

“Separatistët e mbështetur nga Rusia në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Luhanskut (LPR) dhe Republikën Popullore të Donetskut (DPR) do të mbajnë referendume nga 23-27 shtator për bashkimin me Rusinë”, sipas nje njoftimi dje nga media ruse. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZv/drejtori i FMN-së: Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar
Artikulli tjetërXhaçka: Mobilizimet e pjesshme ushtarake, lëvizje të dëshpëruara nga Rusia