TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 95 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitivë 36 qytetarë në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.
Ministria bën të ditur se, janë 831 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Sipas MSHMS-së, janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 shtator 2022)
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 702
Testime totale 1,976, 414
Raste pozitive 330,664
Raste të shëruara 326,244
Raste aktive 831
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 402
Shkodër 96
Elbasan 72
Fier 63
Vlorë 51
Durrës 40
Gjirokastër 27
Korçë 21
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 18
Kukës 1
/k.s/r.e/





















