TIRANË, 18 shtator/ATSH – I. Vata/-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 4 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa ka pasur 43 raste të reja infektimesh.
Në njoftimin e përditshëm të MSHMS-së, bëhet e ditur se janë kryer 335 testime.
Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamzë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnjë, Selenicë, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.
“Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, MSHMS njoftoi se aktualisht në të gjithë vendin janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 .
Statistika (18 shtator 2022)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 335
Testime totale 1,974,704
Raste pozitive 330,437
Raste të shëruara 325,911
Raste Aktive 939
Humbje jete 3,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 420
Shkodër 108
Elbasan 88
Fier 80
Vlorë 61
Durrës 43
Korçë 38
Berat 34
Gjirokastër 26
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3
/j.p/























