TIRANË, 11 shtator/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga një tjetër objekt arsimor i rindërtuara pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019.
Rama shprehet se në Durrës çerdhja numër 3 e rilindur pas rrënimit hap dyert nesër me kushte dinjitoze edukimi dhe zbavitjeje për 150 fëmijë.
Kreu i Ekzekutivit nënvizon se janë 17 shkolla e kopshte të rilindura pas rrënimit, ku 7993 nxënës do të zhvillojnë mësim në kushte bashkëkohore dhe me standarde evropiane.




























