TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të Ersekës.
Berisha u shpreh në fjalën e tij se, “si një parti konservative, si një parti e traditës ne besojmë se nderimi për traditën, për trashëgimin pozitive është një kusht themelorë për të pasur një të ardhme që meritojmë, për të pasur një të ardhme të ndritur”.
Ndaj, shtoi Berisha, “dhe ne qëndrojmë në vlerat tona kombëtare, në trashëgimin tonë kombëtare. Dhe sot kjo bëhet më aktuale se rrallë ndonjëherë. Sepse sot ëndrra shqiptare për një Shqipëri zonjë mes kombeve të zhvilluara, ëndërr kjo e cila kur rilindasit tanë e shpallën në atë kohë nuk kishte Bashkim Europian”.
“Por, ata në mënyrë gjeniale e projektuan Shqipërinë asaj kohe pjesë e Perandorisë Otomane si një vend, si një zonjë midis kombeve të zhvilluara të Evropës. Por, duhet të jemi realistë dhe ta shohim të vërtetën drejtë e në sy. Kjo ëndërr u formua pas shekujsh, përpjekjesh të jashtëzakonshme të Perandorisë Otomane për të tjetërsuar kombin shqiptarë”, u shpreh Berisha.
“Shqiptarët në atë perandori ishin të vetmit që nuk mund të mësonin gjuhën e nënës në shkollat osmane. Të gjitha kombeve të tjera u lejohej, shqiptarëve nuk u lejohej. Me qëllimin e vetëm që ata të mos ishin më shqiptarë. Por kjo përpjekje shekullore dështoi dhe ajo elitë në të cilën Kolonja ka pjesë thelbësore, ajo elitë e kombit e projektoi Shqipërinë në vendet më të zhvilluara të Evropës. E vërteta është që ai projeksion u pagua me gjak, me sakrifica të gjithanshme, por shqiptarët ia dolën. Një periudhë kohe e shkurtër mbreti bëri përpjekje titanike për ta deotomanizuar Shqipërinë”, tha Berisha.
“Ç’ka kishte si qëllim vendosjen në kombet e zhvilluara evropiane. Por, në kundërshtim flagrantë me interesat tona kombëtare. Në Tiranë instalohet Beogradi, gjatë luftës Shqipëria bëhej përpjekja për ta shndërruar në Republikë të shtatë. Nuk dua të bëj këtu histori, por tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për ta shndërruar siç thotë edhe Aleksandër Vuçiç Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë. Për ta bërë pjesë Shqipërinë të Jugosllavisë së vjetër. Pra ndodhemi në një moment kritik. Unë e di se të paktë janë ata që thonë se ne kemi halle të tjera më të mëdha se sa kjo. Kjo nuk është e drejtë. Se për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik për të gjitha interesat e tjera se sa interesi kombëtar”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës
“Ndodhemi në një moment kritik. Unë e di se jo të paktë janë ata që thonë; po ne kemi halle të tjera shumë më të mëdha se kjo. Kjo nuk është e drejtë. Sepse për çdo njeri të qytetëruar, nuk ka interes më jetik mbi të gjitha interesat e tjera sesa interesi kombëtar. Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe ë bënë të pavarur, e bën nga dashuria që kishin për Shqipërinë. Dhe Shqipëria do të ecë vetëm nëse e duam. Dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të këtij vendi nëse ne i mëkojmë ata me dashurinë për këtë vend. Vetëm nëse i qëndrojmë traditës më të mirë”, u shpreh Berisha.
“Vetëm kombet e qytetëruara i zhvillojnë vendet e tyre. Nuk mund të zhvillojë vendin dhe nuk e do kombin, ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër.
Shikoni çfarë ndodh sot: prodhimi bujqësor në Shqipëri dhe e kam denoncuar me qindra herë po shkatërrohet me shpejtësi të madhe. Isha mbrëmë në Përrenjas. Dhe më tha një qytetar. “Kishim në fshat 400 lopë, kemi disa dhjetëra” tjetri mbushte arkat me kumbulla dhe i hidhte në kanal me radhë sepse atë që s’e bën askush në botë e bën ky me dogmën “Kampioni po pret 1110 vite në dogana!!!””, theksoi Berisha.
“Po çdo vend në botë në kulmin e prodhimeve të veta vë kufi, prit të shesësh të miat! Nëse ne nuk mbrojmë tregun….Prodhimet tuaja kalben, bien, po si e zgjidh Edi Rama këtë?! E zgjidh: “Bujqit po eksportojnë në Beograd!!!’ E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta”, tha Berisha.
“Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieksportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2.5 herë në një hark kohor dyvjeçar!””, u shpreh Berisha. /j.p/























