TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Përballë rritjes së çmimit të energjisë elektrike në mënyrë eksponenciale nga shtatori i vitit 2021, ku piku u shënua në gusht me 1040 euro/MWh, kur vendi po përballet me të tretin vit thatësire, qeveria ka hartuar një plan masash për kursim.
Në planin e masave për energjinë qeveria parashikon mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë për familjarët deri në fashën 800 kWh si dhe ngritjen e një taskforce për evidentimin e vjedhjes së energjisë.
Referuar të dhënave të publikuara, 96 % e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kWh dhe vetëm 4 % e abonentëve familjarë përbëjnë 19 % të volumit të konsumit mujor.
Me vendosjen e fashës 800 kWh parashikohen 100 milionë euro të ardhura shtesë gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023.
Po ashtu, në të gjithë vendin do të nisë një fushatë ndërgjegjësuese për kursim të energjisë.
/j.p/r.e/






















