Ballina Bota

NJU JORK – Kongresi hebre amerikan qëndron në krah të Shqipërisë pas sulmit kibernetik të paprecedentë të Iranit

NJU JORK, 7 shtator /ATSH/ – Kongresi hebre amerikan qëndron në krah të Republikës së Shqipërisë në kuadër të sulmit kibernetik të sponsorizuar nga shteti i Iranit kundër infrastrukturës kritike në vendin evropian. Ne lavdërojmë qeverinë e Shqipërisë, një aleate e SHBA-së dhe vend anëtar i NATO-s, për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike dhe bëjmë thirrje që regjimi brutal i Teheranit të vihet përballë përgjegjësisë nga komuniteti ndërkombëtar.

Hetimi i Shqipërisë për sulmin kibernetik të muajit korrik u krye në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë amerikane dhe institucionet partnere, duke arritur në përfundimin se qeveria e Iranit qëndronte pas përpjekjes për të aksesuar dhe shkatërruar të dhëna të rëndësishme dhe për të prishur shërbimet qeveritare. Sipas njoftimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në sulmin agresiv kibernetik u përfshinë disa aspekte të paligjshme, duke përfshirë një grup famëkeq kibernetik-terrorist që më parë ishte pjesë e sulmeve kundër Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Aktiviteti i fundit ekspozon edhe një herë pamaturinë dhe synimet keqdashëse të regjimit iranian. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar prej kohësh, ka patur besimin se mund ta nxiste Teheranin të vepronte si një vend i përgjegjshëm, Irani ka vazhduar të veprojë si një shtet mashtrues që kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e tij të afërt dhe më gjerë. Është e qartë më shumë se kurrë se duhen bërë përpjekje të bashkërenduara ndërkombëtare për të mbizotëruar në nxitjen e frikës, provokimet destabilizuese dhe mbështetjen e terrorizmit të Iranit, duke përfshirë hapësirën kibernetike.//a.i/.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ndërtimet pa leje do shemben ose konfiskohen
Artikulli tjetërRama: E papranueshme që policia s’ka përgjigje për të shumëkërkuarin nga drejtësia