Ballina Flash

MSHMS: 233 qytetarë të infektuar me COVID-19

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 233 qytetarë.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 92 në Tiranë, nga 11 në Fier, Sarandë, 9 Lezhë, nga 8 Kamëz, Gjirokastër, 7 në Durrës, nga 6 në Kavajë, Lushnjë, Korçë, Devoll, Berat, nga 5 në Shkodër, Divjakë, Peqin, nga 4 në Dimal, Elbasan, nga 3 në Kurbin, Vlorë, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 2 në Dibër, Roskovec, Patos, Poliçan, Gramsh, nga 1 nëPukë, Mirditë, Shijak, Bulqizë, Mat, Përmet, Tepelenë, Maliq, Pogradec.

“Janë 1728 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Gjithashtu Ministria informon se, janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,058 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 shtator 2022)

Raste të reja ditore 233
Të shëruar në 24 orë 366
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1245
Testime totale 1,967,619
Raste pozitive 329,370
Raste të shëruara 324,058
Raste aktive 1,728
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 815
Shkodër 166
Fier 139
Elbasan 135
Durrës 115
Korçë 91
Vlorë 88
Gjirokastër 55
Berat 50
Dibër 44
Lezhë 28
Kukës 2

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Bullgari-SHBA manovra të përbashkëta ushtarake
Artikulli tjetërKurti në Kuvendin e Guxo: Të qenit bashkë na solli fitoren e 14 shkurtit