KIEV, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Sipas Oleksiy Arestovych, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria ukrainase ka nisur dy kundërsulme ndaj pozicioneve ruse në Ukrainën Lindore dhe Jugore.
Arestovych nuk dha detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen e kundërsulmeve në fjalë, duke deklaruar se një informacion i tillë do të zbulohej nga stafi.
”Kundërofensiva e dyfishtë kishte për qëllim të kufizonte rezervat ruse dhe të parandalonte ushtrinë ruse që të forconte një pjesë të frontit në kurriz të tjetrit”, tha ai, duke shtuar se trupat ukrainase me të vërtetë po ushtronin presion ndaj homologëve të tyre rusë.
Korrespondentët e televizionit shtetëror rus raportuan se qyteti i Balakliya në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore u sulmua duke rifituar tokën, duke përfshirë fshatin Verbivka, në zonë.
Ndërsa një kundërofensivë ukrainase në rajonin jugor të Khersonit ka nisur që nga java e kaluar, ushtria ukrainase ka dhënë shumë pak informacion mbi përparimin e saj, megjithëse inteligjenca amerikane dhe britanike kanë treguar gjithashtu se ka pasur një përparim. /os/














