Ballina Aktualitet

Reforma Territoriale, Topçiu: Duhen rishikuar pagat e punonjësve në bashki

TIRANË, 7 shtator /ATSH-I.Vata/ Në drejtimin e dy bashkëkryetarëve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi, u zhvillua sot mbledhja e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Në seancë dëgjimore me përfaqësues nga bashkitë, kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, tha se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe shtoi se duhen rishikuar pagat e punonjësve në bashki.

Ai tha se të ardhurat nuk janë të fragmentizuara, por të përqendruara. “S’do paguhen rroga për shtatë financierë, por për një. Në këto tetë vite kemi realizuar 198 projekte, 14 shkolla të rehabilituara, 172 km kanale në fushën e Maliqit të rehabilituara”, tha Topçiu.

“Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investimin, sipas peshës dhe përqindjes që i takon çdo bashkie. Burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme. Nëse kemi ne nevojë për inxhinierë, arkitektë apo profesionistë të tjerë, mendoje po të ishte bashkia apo komuna më e vogël. Rroga për ta në shtet do ishte 50 mijë apo 60 mijë lekë të reja dhe nuk të vjen njëri në punë më këtë pagë arkitekti në bashki. Kjo duhet rishikuar”, tha Topçiu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Zelensky: Kundërsulmet ukrainase janë dyfishuar
Artikulli tjetërKapllanaj: Bojkotimi i Reformës Territoriale nga opozita, gabim