Ballina Ekonomi

Rama: Bashkia e Kurbinit, po rilind pas tërmetit të nëntorit

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Godina e Bashkisë së Kurbinit, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po rindërtohet më e madhe dhe më e fortë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, inpektuan sot punimet për rindërtimin e godinës.

Kryeministri Rama vuri në dukje se bashkia e re e Kurbinit, po rilind e bukur dhe e fortë, pas rrënimit të karakatinës së vjetër që shkatërroi tërmeti.

Kryetarja e bashkisë, Cara theksoi se në këtë godinë do të ofrohen së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMediu: Detyrim garantimi i reformës zgjedhore
Artikulli tjetërRikonstruktohet godina e kontrollit të mjeteve në Gjirokastër