Ballina Flash

F1 – Holanda stacioni i radhës

AMSTERDAM, 2 shtator /ATSH-AA/ – Holanda do të presë garën e 15-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara e 15-të e kampionatit do të mbahet në pistën prej 4,2 kilometra Zandvoort me të njëjtën emër me qytetin në bregun e Detit të Veriut.

Xhirot për Çmimin e Madh të Holandës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ndërsa gara me 72 xhiro do të fillojë të dielën më 4 shtator në orën 15:00 .

Këtë sezon deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 9 gara, Charles Leclerc nga Ferrari 3, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 284 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 191

3. Charles Leclerc (Monako): 186

4. Carlos Sainz (Spanjë): 171

5. George Russell (Britani e Madhe): 170

Klasifikimi i ekipeve​​​​​​​

1. Red Bull: 475

2. Ferrari: 357

3. Mercedes: 316

4. Alpine: 115

5. McLaren: 95    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLuiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-shit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 3 shtator 2022