TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-shit, në garën e radhës të “Diamond League”.
Komiteti Olimpik Shqiptar bëri të ditur sot se kampionia në fuqi e Evropës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa para saj kishte vetëm atletet afrikane.
Norma e Botërorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.
Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Evropian që u zhvillua në Mynih, duke vendosur rekord të ri europian e duke fituar medaljen e artë në këtë garë.
/k.s/j.p/r.e/













